Dy shtetas rusë, kanë qenë duke lundruar në brigjet detare të Shqipërisë, mbrëmjen e 5 marsit, kur kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve pas disa problemeve teknike në velirën e tyre.
Mësohet se gjatë lundrimit motori i Velierës në det, ka shfaqur probleme, duke e bërë të pamundur daljen e tyre në breg të detit.
Menjëherë pas kërkesës për ndihmë, ka mbërritur ekuipazhi i anijes së forcës detare ‘ Vjosa’, të cilët arritën të nxirrnin në breg dy shtetasit rusë. Veliera me të cilën lundronin dy rusët, u rimorkiua në portin e Himarës, ku iu dorëzua Policisë së Shtetit për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, ende nuk dihet sesi kanë mbërritur në Shqipëri dy shtetasit rusë, apo kanë qenë me banim të përkohshëm këtu. Sipas burimeve, mësohet se ata janë përballur krejt papritur nga moti i keq dhe mjeti lundrues i tyre nuk ka mundur të përballojë dallgët e detit, që janë rritur ndjeshëm për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Pasi janë shpëtuar, për ta është ushtruar një kontroll shëndetësor, nga i cili rezulton se nuk kanë pasur probleme, dy shtetasit rusë janë marrë në pyetje, por policia nuk jep detaje mbi dëshminë e tyre.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Vlorë#Rusët#TopChannel
Ещё видео!