Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Pamje te motovedetave ne det te hapur. Pamje te klandestineve kosovare, burra, gra dhe femije, ne motovedeta dhe ne brigjet e Brindizit.
Motovedetat e Marinës Ushtarake Italiane shpëtuan mbrëmë 80 klandestinë kosovarë të cilët ishin nisur me një motopeshkatore nga Mali i Zi. Në momentin kur motovedeta e grupit të 28 detar u afrua pranë motopeshkatores u konstatua se ajo ishte bllokuar nga një defekt dhe po merrte ujë
Motovedeta mori në bord të 80 klandestinët, burra, gra dhe fëmijë, dhe më pas një anije rimorkoi motopeshkatoren. Ajo u ankorua sot rreth orës 6 në Portin e Brindizit. Mbrëmë anijet e grupit të 28 detar italian kanë konstatuar nisjen e katër gomoneve nga brigjet e Vlorës me 140 persona. Lidhur me këtë u sinjalizuan mënjëherë forcat e Guardia di Financës dhe në kufirin italian u morën masat përkatëse.
Ещё видео!