Megjithëse Roman Abramovich demonstroi synimin e tij për të ndihmuar Ukrainën duke marrë pjesë në bisedimet e paqes me Rusinë pas pushtimit, lufta nuk e ka kapur në befasi oligarkun rus.
Sipas disa raporteve, pronari i Chelseas kishte planifikuar plotësisht lëvizjet e tij për të shmangur sanksionet e mundshme dhe sekuestrimin e aseteve të vij.
The Guardian raporton se biznesmeni rus ishte në dijeni të qëllimeve të Putinit për të pushtuar Ukrainën dhe ai vendosi të lëvizte asetet dhe pasurinë e tij dhe ta mbante të sigurt nga sanksionet.
Në fakt, duke marrë pjesë në bisedimet e paqes me presidentin ukrainas Volodymir Zelenski, ai ishte në gjendje të blente kohë dhe të ngrinte sanksionet e mundshme amerikane, të cilat ishin gati të zbatoheshin, për shkak të rolit të tij kyç në negociata, dhe kështu të ruante pasurinë e tij të paprekur në vende të tilla si Rusia, Turqia dhe Arabia Saudite.
Gjëja e parë që ka tërhequr vëmendjen është se dy mega-jahtet e tij janë të sigurta në Turqi. Sikur të mos mjaftonte kjo, flota e avionëve dhe helikopterëve të Abramovich kanë lëvizur nga Izraeli në Rusi dhe prej andej në Arabinë Saudite për të shmangur gjurmimin dhe prekjen nga sanksionet.
“The Guardian” nxori në dritë se si jahti i tij ‘Aquamarine’ dhe kompania MHC ndryshuan pronësinë
Një anije që deri më 24 shkurt i përkiste Abramovich, por një ditë më vonë i përkiste bashkëpunëtorit të tij të ngushtë David Davidovich.
Po ashtu edhe kompania e tij “Norma Investments”, e cila ishte në pronësi të Abramovich, i kaloi gjithashtu Davidovich në të njëjtën ditë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Abramovich#Lufta#TopChannel
Ещё видео!