Copyrighted by News24 Albania
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka kërkuar që në kuadër të reformës zgjedhore kandidatët të kalojnë në filtrin institucional në lidhje me të kaluarën në Sigurimin e Shtetit, si dhe skanimi për zyrtarët të jetë automatik. Kërkesa është artikuluar nga kryetarja e Autoritetit, Genta Sula në Parlament.
Kuvendi nisi punimet me prezantimin e raportit vjetor të veprimtarisë së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2017, nga kryetarja e Autoritetit, Genta Sula. Kurimi i të shkuarës, konferencë ndërkombëtare “të mohuar nga regjimi” Në raportin vjetor, Sula tha se është bërë shumë me kurimin e së shkuarës së regjimit komunist.
“Kemi bërë një punë voluminoze përsa i përket kurimit të së shkuarës duke bashkëpunuar me Institutin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe Qendrën e Studimeve Albanologjike, është bërë thirrje për një konferencë ndërkombëtare që të titullohet: “Të mohuar nga regjimi”, ku do trajtohen burgjet dhe sistemi i internimi, dëbimeve dhe puna e detyruar në Shqipëri dhe do të mbahet me 30 tetor. Kjo konferenë synon një qasje historike-juridike të punës së detyruar gjatë regjimit komunist. “Pjesë e këtij projekti është dhe hulumtimi mbi historitë jetësore të Kampit të Tepelenës”, tha Sula.
Me tej, Sula shtoi se partnerët ndërkombëtarë, ndonse kanë qenë bujarë për sa i përket bashkëpunimit nuk kanë dashur të përfshihen në skemën e financimeve, dhe mbetet në dorën e qeverisë dhe të parlamentit për financim në realizimin e projekteve të Autoritetit.
Ещё видео!