#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
Speca të mbushur me mish dhe oriz
1 kg speca (pa mbushje)
400 gr mish viçi të grirë
2 qepë mesatare
2 karrota të vogla
2-3 domate të pjekura
1 lugë supe oriz për çdo spec
Kripë dhe piper i zi
1 tufë majdanoz i freskët
1 lç nenexhik i thatë
Vaj ulliri
Në njl tigan të thellë ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën të grirë në kubikë të vegjël. Kur qepa fillon të bëhet transparente shtojmë mishin e grirë dhe e kaurdisim sa të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë në tigan 1 ose 2 speca të vegjël të prerë dhe ato në kubikë të vegjël dhe karrotat të grira në rende të ashpër. I përziejmë të gjithë përbërësit në tigan. Shtojmë domatet në kubikë dhe i gatuajmë së bashku për 7-8 minuta. Nëse shohim që përbërësit në tigan nuk kanë lëng, shtojmë 1 gotë ujë të nxehtë e më pas shtojmë orizin të shpëlarë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi e nenexhik. E përziejmë mirë duke e lëmë orizin të gatuhet vetëm 5-7 minuta, jo më shumë. E largojmë tiganin duke shtuar në fund majonezën e freskët. Mbushim specat të cilat i kemi pastruar më parë nga farat dhe bishtat. I vendosim në një tepsi të lyer me vaj. I spërkatim sipër me vaj dhe pak kripë dhe i vendosim në furrë në temperaturë 190 gradë për 40 minuta. Mund të shtojmë pas 40 minutash shumë pak ujë nëse specat nuk kanë nxjerrë vetë pak ujë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Ещё видео!