Arkiva Lajme - Tv Klan 1999
Përsëri vrajse në mes të Tiranës. Sot në orën 15 në rrugën “Shyqyri Bërxulli”, pranë vendit të quajtur tregu i çamëve, dy persona ende të pa identifikuar kanë vrarë me pistoletë shtetasin Arben Thanasi 32-vjeç, i martuar me një fëmijë. Sipas dëshmimatrëve okular, viktima është thirrur nga vrasësit ndërsa po i afrohej banesës së tij me makinë.
Sapo ka dalë nga makina ai është qëlluar me pistoletë më një plub në sy dhe katër herë në zemër. Pas kësaj autorët e krimit pasi kanë hedhur armët e vrasjes janë larguar në drejtim të paditur.
Disa minuta pas vrasjes në vendngjarje kanë mbrritur forcat e policisë të cilat kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Po punohet për zbardhjen e motiveve të krimit dhe për identifikimin e autorëve të vrasjes./tvklan.al
Ещё видео!