Lajme arkiva 2005
Partia Demokratike ka zhvilluar mitingun përmbyllës elektoral në qytetin e Vlorës. Në sheshin e “Flamurit”, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i shoqëruar nga nënkryetarja Topalli dhe krerët e partive aleate është shprehur se sot Vlora është kryeqyteti i “fitores” dhe prijës i fitores të kombit. Kreu i opozitës ka thënë se demokratët po festojnë tashmë fitoren e 3 korrikut, pasi këtë mesazh vjen nga të gjithë shqiptarët nga jugu në veri.
Sali Berisha: “Sonte, Vlora është kryeqyteti i “fitores”, 3 korriku është dita e bashkimit të madh, të vlonjatëve, të shqiptarëve. Bashkimit të tyre në besimin te vetja, besimin tek njeri-tjetri, besimin tek e ardhmja, besimin tek ... e tyre, besimin tek Shqipëria. 3 korriku është dita e bashkimit të shqiptarëve, me një përpjekje të re të madhe për dinjitet, për integrim, për të ardhmen, për mirëqenie, për punësim, për shkollim. Në 3 korrik Vlora dhe mbarë Shqipëria hapin një kapitull të ri në historinë e tij. Qytetarë dhe qytetare të Vlorës, qytetarë të historisë më 3 korrik votoni kandidatët e Partisë Demokratike, firmosni fitoren.”
Mesazhin e fitores e kanë përcjell në fjalën e tyre edhe nënkryetarja e Parlamentit zonja Jozefina Topalli dhe kandidatët për deputet të Partisë Demokratike në Vlorë Bujar Leskaj, Astrit Kollozi, Pano Zaqi, Xhevair Rexhepi dhe Moisi Meminaj.
Jozefina Topalli: “Kam mbetur vetëm 3 ditë vetëm kur kryeministri Fatos Nano nuk do jetë më kryeministër, kur zoti Fatos Nano nuk do të jetë më në qeveri, kur zoti Fatos Nano nuk do jetë më në politikë.”
Bujar Leskaj:“Ne do t’i kthejmë dinjitetin Vlorës, dinjitetin të gjithë vlonjatëve pa dallim bindje politike.”
“Nga dita e madhe e fitores, e ndryshimit, e shpresës ka mbetur vetëm konfirmimi i 3 korrikut.”
“Të nxitojmë të gjithë, të bëhemi pjesëtar të këtij ndryshimit.”
“Kur u hap si fushata zona 97, premtoj rezultatin e fitores. Fitore!”
Moisi Meminaj:“Ju siguroj se data 3 do të jetë fundi i pushtetarëve.”
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë edhe në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të kandidatit të Partisë Demokratike në Vorë, Astrit Patozi.
Sali Berisha: “Ju siguroj se fitorja e 3 korrikut do të jetë pasaportë evropiane për gjithsecilin prej jush. Sepse ne me përkushtim të madh do zbatojmë reformat dhe do garantojmë integrimin e vendit në NATO. “
Astrit Patozi: “Duhet vetëm 4 ditë që ne të çlirojmë tregun nga zinxhirët e monopoleve që kanë përfaqësuesit e tyre më të lartë në qeverinë e Fatos Nanos.”
Lideri demokrat ka zhvilluar edhe një takim me banorët e komunitetit rom në zonën 35 në kryeqytet. Ku kandidon për Partinë Demokratike Apollon Baçe. /tvklan.al
Gazetare: Mimoza Koçiu
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!