#rtvora #oranews
Një ditë pas takimit të gjatë me Kryeministrin shqiptar, fituesi i zgjedhjeve në Kosovë Albin Kurti tregoi për media që mosmarrëveshjet mes tij dhe Edi Ramës janë sheshuar për interes të bashkëpunimit mes dy vendeve. Por pavarësisht kësaj nuk la pa nënvizuar se mes tyre ka ndryshime të mëdha si politikanë. Kurti ndodhet në Tiranë prej ditës së djeshme pasi është i ftuar në samitin e paqes për Europën Juglindore.
Tirane- Pas 14 muajsh mungesë komunikimi, Edi Ramës dhe Albin Kurti u janë nevojitur 5 orë diskutimi për të sqaruar të gjitha mosmarrëveshjet mes njëri-tjetrit. Fitusi i zgjedhjeve në Kosovë Albin Kurti duke folur si kryeministër i ardhshëm u shpreh se për të mirën e shqiptarëve do të vijojë bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë, pavarësisht se ndryshon në të bërit politikë nga kreu i qeverisë shqiptare.
Albin Kurti: Jemi njerëz dhe politikanë të ndryshëm. Duam të bashkëpunojmë që dallimet apo mospajtimet që kemi kurrsesi nuk bën të rrezikojnë bashkëpunimin tonë. Kishte shumë tema e çështje që duhet të bisedonim. Aq më tepër që lëvizja Vetëvendosja si fituese e zgjedhjeve dhe udhëheqëse e qeverisë së ardhshme dua dhe duhet të bashkëpunoj ngushtë me qeverinë e Shqipërisë dhe kryeministrin. Biseduam për çështje që i kemi të përbashkëta dhe në dy shtete tona. Duam që edhe në aspektin e politikës së jashtme dhe të ekonomisë, të bashkërendohen sepse efekti sinergjik që kemi nuk është shfrytëzuar sa duhet. Besoj se mundësitë që kemi si qeveri dhe nevojat janë shumë më të mëdha se realiteti që gëzojmë të gjithë. Prandaj duam të krijojmë sa më shumë ura.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!