Pasuritë e paluajtshme, të cilat dyshohet se janë prodhuar në kuadër të aktivitetit kriminal, vijojnë të jenë në shenjestër të institucionit të akuzës.
Prokuroria e Durrësit sekuestroi disa pasuri me vlerë rreth 50 milionë lekë, në pronësi të shtetasit Muhamet Falli.
Ky i fundit rezulton të jetë i dënuar në shtetin italian për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Në kuadër të këtij dënimi, prokuroia nisi një hetim për këtë shtetas, për të vërtetuar nëse këto pasuri kanë rrjedhur ose jo nga aktiviteti kriminal.
Konkretisht, prokuroria e Durrësit sekuestroi një pasuri të paluajtshme me sip 133m2, Zonë kadastrale 8512, me vendndodhje në rrugën Taulantia Durrës, në emër të një familjari të tij.
Dhe tre pasuri të tjera në emër të shtetsait Muhamet Falli. Si dhe disa llogari bankare në emër të subjektit të këtij personi dhe të afërmve të tij.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në kuadër të ligjit “Antimafia”, vazhdon hetimet me qëllim identifikimin e pasurive të tjera mbi të cilat mund të procedohet sipas parashikimeve të këtij ligji.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Durrës#TopChannel
Ещё видео!