Sirianët u zgjuan të hënën me një të ardhme shpresëdhënëse dhe të pasigurt përpara, pasi rebelët pushtuan kryeqytetin Damask dhe presidenti Bashar al-Assad u arratis për në Rusi, pas 13 viteve luftë civile dhe më shumë se 50 viteve të sundimit brutal të familjes së tij. Përparimi i rrufeshëm i një aleance milicish të kryesuar nga Hayat al-Tahrir al-Sham (HTS), një ish degë e al-Kaedës, shënoi një nga kthesat më të mëdha për Lindjen e Mesme në breza. Rënia e Asadit zhduku një bastion nga i cili Irani dhe Rusia ushtronin ndikim në të gjithë botën arabe.
Moska i dha azil Asadit dhe familjes së tij, raportuan mediat ruse. Qeveritë ndërkombëtare përshëndetën fundin e qeverisë autokratike të Asadit, teksa tentuan të bënin bilancin e një Lindje të Mesme, me një pamje të re. Presidenti i SHBA Joe Biden tha se Siria është në një periudhë rreziku dhe pasigurie dhe është hera e parë në vite që as Rusia, as Irani dhe organizata militante Hezbollah nuk kanë rol me ndikim atje. HTS ende cilësohet si një grup terrorist nga SHBA, Turqia dhe Kombet e Bashkuara, megjithëse ka kaluar vite duke u përpjekur të zbusë imazhin e saj për të siguruar qeveritë ndërkombëtare dhe grupet minoritare brenda Sirisë.
Përmbysja e Asadit kufizon aftësinë e Iranit për të dërguar armë tek aleatët e tij dhe mund t'i kushtojë Rusisë bazën e saj detare në Mesdhe. Kjo që ndodhi gjithashtu mund të bëjë që miliona refugjatë të shpërndarë për më shumë se një dekadë në kampe në të gjithë Turqinë, Libanin dhe Jordaninë të kthehen më në fund në shtëpi. Rebelët përballen ndërkohë me një detyrë monumentale për të rindërtuar dhe drejtuar një vend pas një lufte që la qindra mijëra të vdekur, qytete të shkatërruara dhe një ekonomi të rrënuar nga sanksionet globale. Siria do të ketë nevojë për miliarda dollarë ndihmë. Shteti policor i Asadit njihej si një nga më të ashpërt në Lindjen e Mesme me qindra mijëra të burgosur politikë të mbajtur në kushte të tmerrshme. Të dielën, të burgosurit të gëzuar, por edhe të hutuar u derdhën nga burgjet. Familjet e bashkuara qanin nga gëzimi. Të burgosurit e sapo liruar u filmuan duke vrapuar nëpër rrugët e Damaskut duke mbajtur duart lart për të treguar se sa vite kishin qenë në burg. Me një shtetrrethim të shpallur nga rebelët, Damasku ishte i qetë pas agimit të hënën, me dyqane të mbyllura dhe rrugët në qytet kryesisht bosh. Ritmi i ngjarjeve ndërkohë mahniti kryeqytetet botërore dhe shkaktoi një shpërthim festash nga diaspora siriane. Ai ngriti gjithashtu shqetësime për më shumë paqëndrueshmëri rajonale ndërkohë që vazhdon lufta në gaza, sulmet e izraelit në liban dhe tensionet izrael-iran.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Situata#Siri
Ещё видео!