ELBASAN - Në 6 rajonet e Bashkisë Elbasan nga 1 dhjetori do të jetë një zyrë e posaçme, ku do të punojnë punonjës policie të cilët do të ofrojnë shërbime për qytetarët. Marrëveshja për këtë shërbim të ri është arritur mes Bashkisë Elbasan dhe Drejtorisë së Policisë.
Kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini tha se qëllimi i këtij shërbimi është rritja e sigurisë publike dhe rendit në qytetin e Elbasanit.
Ndërsa drejtori i policisë për qarkun e Elbasanit, Neritan Nallbati tha se zyrat që do të krijohen për pritjen e qytetarëve nga ana e policisë në 6 rajonet e Bashkisë Elbasan, do të rrisin edhe përgjegjësinë e uniformave blu për garantimin e sigurisë dhe rendit.
Ky bashkëpunim midis bashkisë dhe policisë, bëhet në kuadër të projektit "Policimi në Komunitet" dhe ka si qëllim rritjen e bashkëpunimit midis policisë dhe komunitetit në parandalimin e akteve kriminale dhe atyre që cenojnë sigurinë publike
- See more at: [ Ссылка ]
Ещё видео!