Lajme Arkiva 2002
Ish-kryeministri Ilir Meta ka hedhur poshtë kërkesën e shefit të opozitës, Sali Berisha për mosbesim të qeverisë Majko. Megjithëse nuk pati mbështetjen e tij në shkarkimin e kryeprokurorit Rakipi, zoti Meta me anë të një deklarate ka shprehur përkrahje të plotë për qeverinë e kryeministrit Pandeli Majko. Me anë të kësaj deklarate zoti Meta ka komentuar gjithashtu kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme. Sipas ish-kryeministrit partia socialiste është e aftë të përmbushë detyrimet e saj qeverisëse përpara elektoratit që e ka votuar dhe përpara gjithë popullit deri në vitin 2005.
“Partia socialiste nuk mund të përçahet nga diversione të tilla apo nga grupe nismëtarësh, firmëtarësh dhe bojkotarësh. Bashkë me Berishën këtë duhet ta kuptojë edhe binjaku i tij destruktiv në partinë socialiste.” –është shprehur ish-kryeministri Meta.
Sipas tij shkarkimi i kryeprokurorit Rakipi nuk ka të bëjë me qeverinë dhe veprimtarinë e saj, duke theksuar se partia socialiste e ka qeverinë e vet dhe e mbështet plotësisht atë për të çuar përpara reformat dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve për të avancuar në procesin e stabilizim- asocimit dhe të integrimit në strukturat e tjera euro-atlantike./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!