Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të hënën nuk është paraqitur për të dhënë dëshminë e tij pranë Prokurorisë Speciale, siç parashihej në ftesën e këtij institucioni.Zyra e ti e njoftoi prokurorinë se shefi i qeverisë ndodhet jashtë vendit dhe nuk merr dot pjesë.
Sot nga kabineti i kryeministrit Kurti, Prokuroria Speciale është informuar se kryeministri Kurti gjendet në udhëtim jashtë vendit dhe e ka të pamundur të paraqitet sot në Prokurorinë Speciale.
Për Prokurorinë Speciale një arsye e tillë është e pranueshme e do të përgatisë ftesën tjetër që Kurti të intervistohet si dëshmitar.
Prokuroria Speciale konform legjislacionit në fuqi do të përgatisë një ftesë tjetër për një datë tjetër.
Ndërkohë edhe kryeministri Kurti ka paraqitur një ftesë për prokurorët special.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se kryeministri, Albin Kurti meqë e kishte të pamundur t'i përgjigjet ftesës është i gatshëm t'i presë prokurorët në zyrën e tij.
"Kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpres prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë", thuhet në përgjigjen e zëdhënësit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ftuar si dëshmitar për rastin e rezervave shtetërore.
Prokuroria Speciale nisi hetim pas raportimeve të mediave se Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë me kontrata njëburimore ka porositur produkte për rezerva shtetërore, të cilat përkundër pagesave nuk kanë arritur asnjëherë. Lidhur me këtë rast, Prokuroria Speciale ka intervistuar në cilësinë e të dyshuarës ministren Rozeta Hajdari dhe si të dyshuar ka intervistuar edhe Ridvan Muharremin, biznesmen i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#AlbinKurti#Kosove#TopChannelNews
![](https://s2.save4k.org/pic/JWzZUJcQMMI/maxresdefault.jpg)