#turqi #termet #trupatshqiptare
Operacioni i kërkim shpëtimit për mijëra punonjës që janë angazhuar në kërkim të të mbijetuarve në Turqi është i vështirë, jo vetëm për shkak të motit të ftohtë, por sepse sa më shumë kalon koha, aq më të vogla janë shpresat për të mbijetuar.
Megjithatë, teksa kjo e mërkurë shënon ditën e tretë, ekipet kanë mundur të shpëtojnë shumë njerëz, ashtu si edhe në rastin e trupave shqiptare, të cilët në mesditë arritën të nxirrnin të gjallë nga rrënojat një 5-vjeçar në Malatya të Turqisë. I mituri ishte në gjendje të mirë shëndetësore pavarësisht orëve të gjata nën rrënoja.
Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes, e cila po ashtu tha se deri më tani janë nxjerrë 3 trupa të tjerë. Pjesëtarët e ekipit tonë shëndetësor kanë asistuar edhe në dhënien e ndihmës shëndetësore për dhjetëra persona të lënduar.
Ndërkohë, në Turqi ka mbërritur edhe kontingjenti i dytë i forcave shqiptare. Në total Shqipëria ka dërguar 73 trupa të shpëtim kërkimit dhe njësisë ushtarake të shëndetësisë./tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!