#fluks #pikakufitare
Emigrantët shqiptarë që festuan natën e ndërrimit të viteve në atdhe kanë nisur të largohen drejt vendeve ku ata jetojnë dhe punojnë.
Prej ditës së hënë në pikat kufitare ka nisur fluksi i lëvizjeve.
Në Kakavijë, gjatë 24 orëve të fundit janë larguar për në Greqi, 5613 qytetarë, teksa 2585 të tjerë kanë ardhur drejt Shqipërisë.
Edhe në Kapshticë, numri i qytetarëve që lënë Shqipërinë është i lartë. Sipas të dhënave të autoriteteve, gjatë së hënës u larguan drejt vendit fqinj 5759 persona, ndërsa 2832 qytetarë hynë në territorin shqiptar.
Gjithashtu edhe në Qafë Thanë kanë dalë 3153 qytetarë dhe kanë hyrë 2832.
Të shumtë ishin edhe ata që u larguan drejt Malit të Zi nga pika e kalimit kufitar të Muriqanit.
Për të shmangur radhët e gjata, policia kufitare ka shtuar numrin e sporteleve në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Sipas Policisë së Shtetit kjo ka bërë që të mos ketë vonesa për udhëtarët.
Në Portin e Durrësit nuk ka ende fluks të lartë në ikje. Gjatë mbrëmjeve largohen nga ky port rreth 600 qytetarë. Të dhënat zyrtare tregojnë se që nga data 20 Dhjetor deri në 31 kanë hyrë 29.171 shtetas.
Të shumtë kanë qenë edhe qytetarët e ardhur përmes portit të Vlorës, që këtë fundvit ka pritur numrin më të lartë të qytetarëve në hyrje që nga 2019, por autoritetet thonë se nuk ka pasur radhë të gjata.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!