#oranews #edirama #corrieredellasera #be #shqiperia
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për median italiane Corriere della sera përsëriti dhe njëherë objektivin që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Pyetjes se në cilin, vendi do t’i bashkohet unionit ai iu përgjigj me “nuk jam profet”.
Për Kryeministrin Edi Rama, hapja e grupkapitujve dhe avancimi për integrimin në BE për Shqipërinë është si një marinar që po sheh tokën pas një kohe të gjatë në det.
Në një intervistë për median prestigjoze italiane Corriere della Sera, kreu i qeverisë edhe një herë theksoi se e kaluara nuk do ta pengojë vendin për të arritur synimin kryesor.
“Ishte një vit i shënuar nga një psherëtimë lehtësimi, pasi më në fund jemi ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pas një rrugëtimi të gjatë reformash, plot me pengesa të vështira. Ndjesia është si ajo e marinarëve që, pas një udhëtimi të gjatë, më në fund shohin tokën. Gjithçka që do të na çojë drejt hapit të madh historik të hyrjes në Bashkimin Evropian dhe ta transformojë Shqipërinë në një vend ku e kaluara nuk mund të marrë peng të ardhmen.”
Por a do t’i bashkohet Shqipëria unionit në vitin 2030?
Rama dha vetëm këtë përgjigje.
“Nuk jam profet.”
Vullneti i qytetarëve në zgjedhjet e 11 majit për Ramën do të japë dhe vlerësimin për qeverisjen e tij që prej vitit 2013 e deri më tani.
“Nuk më takon mua t’i jap vetes një vlerësim. Në majin e ardhshëm, do të mirëpres me përulësi votën e qytetarëve, sepse ajo është ajo që ka rëndësi. Të kandidoj për një mandat të katërt dhe të kem një mbështetje që premton mirë është tashmë diçka e veçantë.”
Relatat e mira me homologen e tij, Georgia Meloni sipas kryeministrit vijnë për shkak të marrëdhënieve të ngushta mes Italisë dhe Shqipërisë.
“Nuk do ta shihja si një çështje ideologjike. Siç e kam thënë shpesh, me Italinë kemi një marrëdhënie shumë të veçantë për t’u kufizuar nga përkatësitë ideologjike.”
Corriere della sera e përshkroi lëvizjen e kryeministrit Rama për mbylljen e TikTok-ut për një vit si një përpjekje për të mbrojtur popullsinë, sidomos të rinjtë.
Për më shumë lexoni: [ Ссылка ]
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Ещё видео!