Ish-kryeministri dhe njëherësh lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka kthyer përgjigje Kryesisë së PD zyrtare, lidhur me kërkesën për bashkim. Sipas ish-kryeministrit, rruga e vetme është bashkimi, teksa shton se nuk e njeh kryesinë pasi është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit.
Sipas Berishës nuk bëhet fjalë për negociata por për dialog, i cili duhet të bëhet në grupin parlamentar, duke hedhur poshtë kështu grupin e punës së ngritur nga mbledhja e kryesisë zhvilluar të mërkurën.
Berisha deklaroi se po zhvillon takime në bazë përfshirë edhe kryetarët e PD në rrethe, përkrahës të ish-kryetarit Lulzim Basha, dhe të gjithë njëzëri shprehen se bashkimi është rruga e vetme për ta kthyer PD-në në një parti të fortë kundër Edi Ramës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Berisha#PD#TopChannel
Ещё видео!