Blendi Klosi, Pandeli Majko dhe Lindita Nikolla janë tre emrat e propozuar nga njësia e Partisë Socialiste në Tiranë si kandidatura të mundshme për bashkinë e Tiranës.
Partia Socialiste ka mbledhur sot pas shumë kohësh asamblenë e qarkut të Tiranës për të diskutuar mbi situatën e krijuar si dhe emrat e mundshëm të kandidatëve të kësaj forcé politike për bashkinë më të madhe në vend atë të Tiranës.
Të pranishëm në mbledhjen e asamblesë kanë qenë deputetët e PS për qarkun e Tiranës bashkë me kryeministri Rama dhe ministri u Brendshëm, Saimir Tahiri.
Gjatë mbledhjes së asamblesë është diskutuar me të gjithë anëtarët ku vetë kreu i qeverisë por njëkohësisht edhe i Partisë Socialiste ka preferuar që të dëgjojë më shumë anëtarët e tjerë sesa të flasë vetë.
Burime nga PS bëjnë me dije se katër emrat e përzgjedhur do të testohen nga sondazhe të brendshme. Kush prej emrave të renditet i pari do të jetë edhe kandidati potencial dhe përfundimtar i mazhorancës për Tiranën.
Ndërkohë me emrat e rinj të përzgjedhur nuk janë përfshirë një sërë emrash të cilët ishin diskutuar nga mediat por në rrugë jozyrtare si kandidatë të mundshëm për bashkinë e Tiranës.
Në garën e kandidaturave të PS për kreun e Bashkisë, mbetet ende emra të tjerë të PS, mes të cilëve Erjon Veliaj dhe Saimir Tahiri, që kohët e fundit janë shumë të përfolur.
Sipas marrëveshjes mes PS-LSI, në Tiranë do të ketë një kandidatë të përbashkët të propozuar nga Partia Socialiste, por emri do të shpallet brenda datës 1 Prill bashkë me kandidatët e 60 bashkive të tjera.
Gjatë mbledhjes së asamblesë së PS për Tiranën është përmendur në formën e batutës si kandidaturë edhe ish-nënkryetarja Bashkisë Tiranë Albana Dhimitri si përfaqësuese e shoqërisë civile.
Takimi në fokus ka patur vetëm çështje organizative, ku mësohet se kryeministri Edi Rama u shpreh i bindur për fitoren në këto zgjedhje, u kërkoi strukturave në Tiranë që të angazhohen maksimalisht.
Rama gjithashtu u shpreh se pavarësisht se është një situatë e vështirë me punësimet, por qeveria e re nuk është si Berisha dhe s’mund të heqë njerëzit nga puna. Më tej ministri Brendshëm Saimir Tahiri gjithashtu ka kërkuar falje se asambleja ka kohë që nuk mblidhet për shkak të angazhimeve, por pavarësisht kësaj e majta ka shanset e mëdha për të fituar Bashkinë e Tiranës, pasi kryetari aktual Lulzim Basha nuk ka bërë punë në kryeqytet.
Rama vlerësoi deputetët e disa zonave në Tiranë se i kanë qëndruar pranë elektoratit, si Blendi Klosin, Pandeli Majkon, Blerina Gjylametin e Ervin Bushatin. Por shtoi se emri zyrtarisht pritet të dalë së shpejti, pas sondazheve të brendshme që po zhvillohen.
Ещё видео!