Kryeministri Edi Rama ka folur nga Shkodra, ku po vijon procesi i vaksinimit në shkollën “Edit Durham”.
Rama tha se janë në pritje të lajmeve të mira për të marrë një sasi të konsiderueshme të vaksinave për të vijuar vaksinimin e moshave +60 dhe më pas nën 60.
“Vazhdojmë procesin e vaksinimit, i cili po ecën mjaft mirë, pavarësisht luhatjeve dhe ngurrimeve të krijuara ditët e fundit për shkak të lajmeve për AstraZenecën dhe pezullimit në disa vende. Deri tani nuk ka asnjë problem, po rritet numri i mësuesve për tu vaksinuar. Është normale që të ketë hezitime. Për ne është e rëndësishme që të rrisim intensitetin, të plotësojmë sezonin. Besoj që do kemi më në fund lajme të mira dhe do të kemi në disponim një sasi të konsiderueshme vaksinash për tu shtrirë përtej këtyre kategorive, për të marrë mbarë gjithë kategorinë e moshave +60 dhe më pas nën 60”, tha Rama.
Sa i përket fushatës politike, e cila mund të bëjë më të vështirë procesin e vaksinimit, Rama ironizoi veprimet e Lulzim Bashës duke theksuar se nuk duhet të futen të gjithë partitë në një thes.
“Vaksinimi ëshrtë njëra anë e kësaj medalje të kësaj lufte, ana tjetër është respektimi i rregullave. Nuk janë sjelljet e partive politike sepse zakoni për ti futur gjithë në një thes është i vjetër. Janë partitë e KCK që dalin bashkë me dhëndrin përpara dhe gjoja mblidhen disa dasmorëq me dy gishta e ulërima dhe krijojnë një vatër potenciale në mes të qytetit. Kjo është sfidë për shëndetin. Këto historitë me dy gishta e flamuj nuk do mbarojnë”, tha Rama.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#EdiRama#Vaksinim#TopChannel
Ещё видео!