Ish-kryeministri Sali Berisha, nga pozicioni i kreut të PD ka thirrur këtë të martë mbledhjen e kryesisë, mbledhje nga e cila pritet të dalin edhe kandidaturat zyrtare për primaret.
Në mesazhin dërguar anëtarëve të Kryesisë thuhet:
“Të nderuar anëtar kryesie. Në datën 15, ora 14.00 do të mbahet mbledhja e Kryesisë së PDSH me rend dite:1-Shqyrtim dhe miratim të kandidaturave për “Primaret” dhe 2- Diskutime rreth vazhdimit të aksionit opozitar”
Kjo mbledhje vjen edhe pas protestës së 12 nëntorit, protestë në të cilën ish-kryeministri paralajmëroi për aksion të vazhdueshëm deri në largimin kryeministrit Rama. Ndërkohë mbetet për tu parë se cilët do të jenë kandidatët zyrtarë për primare, nga ku edhe do të projektohen rivalët përballë përfaqësuesve socialistë. Ajo që vlen të theksohet është se struktura e PD kërkon 1 kandidat të vetëm në garë, por nga ana tjetër dështuan negociatat, të cilat synon këtë. Në të tilla kushte grupimi ‘Alibeaj’ vijon takimet në strukturë për të zgjedhur kandidatët e tyre.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Berisha#Primaret
Ещё видео!