#tvora #rtvoranews
Një gomone e dyshuar për trafik droge dha 5 orë shfaqje në det të hapur ndërsa ishte në ndjekje, dhe më pas u gjet e braktisur në Mifol. Trafikantët e dyshuar arritën të arratisen, ndërsa droga dyshohet se u hodh në det.
Motovedeta në det dhe helikopterë e dronë në ajër.
Këto janë pamjet e ndjekjes si në filma prej 5 orësh në det të hapur të një gomoneje të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike.
Mjeti lundrues i pajisur me motorë të fuqishëm sipas policisë u evidentua rreth orës 07:00 të mëngjesit pasi kryente manovra të dyshimta pranë ishullit të Sazanit.
Në ndjekje i janë vënë forcat e Rojës Bregdetare Shqiptare, Delta Forcë dhe ato të Guardia Di Finanza.
Por për gati 5 orë në det të hapur skafistët arritën ti shpëtojnë bllokimit duke dhënë shfaqje në ujërat territoriale shqiptare.
Pavarësisht angazhimit të forcave të shumta, skafistët arritën tu futen në grykëderdhjen e lumit Vjosa.
Gomonia u gjet e braktisur në afërsi të Mifolit, por skafistët edhe aty arritën të arratisen.
Në zonë ndërkohë nisi një operacion i gjerë tokësor për ti kapur, siç tregojnë edhe këto pamje.
Por në vend të trafikantëve të dyshuar, u kapën një grup klandestinësh.
Policia saktësoi se në gomone nuk u gjet lëndë narkotike, por dyshimi për tentativë trafiku mbetet, pasi droga dyshohet se është hedhur në det.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!