Lajme arkiva 2009
15 policë dhe 3 doganierë janë arrestuar në vendkalimin kufitar Qafë Thanë, pasi akuzohen se kanë pranuar mito gjatë kryerjes së detyrës së tyre. Policia është në kërkim edhe të një polici tjetër të punësuar në këtë vendkalim kufitar, i cili po ashtu dyshohet për mitmarrje. Policët dhe doganierët e arrestuar akuzohen se janë organizuar në funksion të kryerjes së veprave penale.
Në bazë të akuzës policore ata akuzohen se kanë lejuar qytetar të Shqipërisë të futen në Maqedoni pa poseduar dokumentacion përkatës, me qëllim që pastaj të udhëtojnë për në Greqi. Shuam të cilën kanë pranuar policët për të lejuar qytetarët shqiptar të kalojën kufirin ka lëvizur nga 400 deri në 600 euro varësisht sa anëtarë ka pasur grupi i qytetarëve shqiptar që janë futur ilegalisht. Policët e arrestuar kanë lejuar edhe kamion nga Bullgaria që kanë transportuar produkte të ndryshme të futen në Maqedoni pa dokumentacione përkatëse.
Është identifikuar një grup i cili në formë kriminele në vendkalimin Qafë Thanë. Organizatorë të policëve që kanë kryer vepra penale kanë qenë udhëheqësit e ndërrimit. Të hollat e grumbulluara i kanë ndarë në bazë të meritave, varësisht sa ka arrituir një polic të grumbullojë gjatë ndërrimit të tij edhe pas arrestimit të këtij grupi të policëve dhe doganierëve vendkalimi kufitar Qafë Thanë ka funksionuar pa probleme.
Ministria e Punëve të Brendshme prej më herët ka siguruar zëvendësim adekuat për policët e arrestuar. Arrestimi i policëve dhe doganierëve në Qafë Thanë është kryer në kuadër të aksionit policor "Bumerang". Më herët në kuadër të këtij aksioni janë arrestuar rreth 40 policë dhe punonjës të tjerë doganorë në vendkalimin kufitar Tavanoc mes Maqedonisë dhe Serbisë.
Nga Shkupi për tv Klan Isen Saliu./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!