Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Për kryeministrin Edi Rama, është e turpshme që vizat për Kosovën nuk janë liberalizuar ende. Nga Sllovenia ka marrë pjesë në forumin Strategjik të Bledit, Rama u shpreh se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet dhe se po mbahet peng për arsye të pakuptimta. EDI RAMAKRYEMINISTER I SHQIPERISE“Mendoj që ende është turp i madh që qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirisht pa viza ndërkohë që e bënin këtë kur ishin nën një regjim barbar dhe tani çlirimtaret (vendet e BE-së) e mbajne peng duke mos i dhene liberalizimin e vizave.” Një koment të shkurtër kreu i qeverisë e pati edhe për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Të gjitha mosmarrëveshjet sipas Ramës, mund të sheshohen vetëm përmes dialogut. EDI RAMAKRYEMINISTER I SHQIPERISE“Sa i takon dialogut midis tyre, e kam fjalën mes Kosovës dhe Serbisë, jam i bindur siç kam qenë se nuk ka vlerë të humbasim kaq shumë kohë, ka shumë energji, në vend që të ulemi e të zgjidhim problemet siç u ulën në fund të fundit.” Edi Rama bëri të qartë se Kosova gëzon mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë që të njihet si shtet i pavarur.
Ещё видео!