Pak më parë presidenti Ilir Meta kallëzoi penalisht kreun e KED-së, Ardian Dvoranin për dy vepra penale: “shpërdorim i detyrës” dhe “përvetësim i titullit apo i detyrës shtetërore”.
Pas kësaj ka reaguar menjëherë Dvorani, i cili në një deklaratë për mediat thotë se: Ditën e sotme, për aq sa është e mundur të përcillet nëpërmjet medias, jam njohur me kallëzimin penal që Presidenti i Republikës ka paraqitur pranë organit të prokurorisë. Në fakt, ka ditë që në mungesë qetësie dhe me tone të larta e kërcënuese e paralajmëronte këtë nismë, e cila, në të vërtetë përbën një detyrim kushtetues dhe ligjor që ai, si kushdo tjetër, duhet ta përmbushë kur mendon se ka marrë dijeni për një vepër penale.
Dvorani thotë ndër të tjera se “unë do ti bindem urdhërimeve dhe kërkesave të organit të prokurorisë për të dhënë shpjegimet përkatëse mbi faktet e të vërtetën, si edhe ligjin e zbatueshëm lidhur me to, ashtu siç e bën pa zhurmë e bujë çdo qytetar i zakonshëm i këtij vendi.
Paraprakisht, për aq sa për momentin më rezulton nga media, mund të shprehem vetëm se ky kallzim penal, ndër të tjera, bazohet në pretendime për ekzistencën e disa fakteve, sjelljeve dhe veprimeve të cilat janë të pavërteta, por që ndoshta kallëzuesi mendon se kanë ndodhur apo do
të dëshironte të kishin ndodhur për motivet që i di ai”.
Meta poston fotot: Siç e premtova, nënshkrova kallëzimin për Dvoranin
Reagimi i Dvoarnit
Gjatë gjithë këtyre ditëve, zoti Ilir Meta ka vijuar të adresojë akuza të panumërta në drejtimin lidhur me veprimtarinë time si anëtar dhe Kryetar i KED, por edhe në drejtim të personit tim, njëkohësisht pa treguar asnjë kujdes elementar në përdorimin e gjuhës dhe epiteteve në
komunikim dhe ndaj tjetrit, sikurse e kërkojnë jo vetëm normat elementare të etikës institucionale, por edhe ato të edukatës qytetare. Madje është bërë e vështirë të dallosh nëse sjelljet dhe deklarimet e tij bëhen nga shtetasi Ilir Meta apo Presidenti i Republikës, që sipas Kushtetutës dhe me dinjitet duhet të përfaqësojë unitetin e popullit.
Megjithatë, jo vetëm për shkak të formimit tim profesional dhe edukatës qytetare, por duke qenë se jam funksionar publik, në detyrën e anëtarit dhe Kryetarit të KED, nisur edhe nga statusi i gjyqtarit, kam detyrimin kushtetues dhe ligjor të jem i vetëpërmbajtur dhe i kujdesshëm
në komunikimin publik.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
Ещё видео!