Astronomët zbulojnë binjakun e akullt të planetit tonë, një planet i ri me masën e Tokës. Ky planet rrotullohet rreth yllit të tij, në të njëjtën distancë që ne sillemi rreth diellin tonë. Megjithatë, ata thonë se shanset për të gjetur jetë në të janë të pakta, pasi është shumë i ftohtë. Sipas astronomëve, ky planet ka të ngjarë të jetë edhe më i ftohtë se planeti i Plutonit në sistemin tonë diellor, ccka do ta bënte të pamundur lëvizjen e ujit në sipërfaqe, pasi do të ngrinte. Ky planet i ri është gati 13,000 vite dritë larg nesh. Planeti rrotullohet rreth një ylli aq të vogël, saqë shkencëtarët nuk janë të sigurtë, nëse është një yll mbi të gjitha. Ata thonë se mund të jetë një objekt i ngjashëm me yllin, bërthama e të cilit nuk është aq e nxehtë për të gjeneruar energji përmes bashkimit bërthamor. Ky yll i veçantë është vetëm sa 7.8% e masës së diellit tonë, pikërisht në kufirin midis të qenit një yll dhe jo. Planeti i sapozbuluar ndihmon shkencëtarët në kërkimin e tyre për të zbuluar shpërndarjen e planetit në galaktikën tonë.
------------------------------------------
IN Tv Albania
Follow us:
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Offcial website:
[ Ссылка ]
Ещё видео!