Sali Berisha: “Edi Rama me bandat e tij ka konfiskuar në një akt madhor kriminal politik siglën e PD. Ne e konsiderojmë atë të konfiskuar dhe qëllimi më madhor ishte që ne të mos merrnim pjesë në këto zgjedhje. Ne marrim pjesë në zgjedhje sepse bojkoti nuk është opsion për ne. Do ketë një marrëveshje me një koalicion në përputhje me ligjin dhe në atë marrëveshje do paraqitet dhe logoja të cilin cdo shqiptar e ka të qartë se logo e vërtetë tonë e ka konfiskuar Edi Rama dhe kjo nuk i pengon ata që atë ta shohin të shkruar në ballin e këtyre zotërinjve dhe gjithë mbështetësve të kësaj partie.
Lulzim brava është në mision peng i Edvin Ramës dhe natyrisht siç blindoi në mëyrë më skandaloze selinë e PD, siç mori për mbrojtje vrasës, trafikantë, dhe banditë të dënuar, ai vazhdon të zbatojë porositë e tij. Por unë kam besim të madh tek anëtarët e PD që do t’i përgjigjen këtyre qëndrimeve të peng Bashës me injorim të plotë dhe total dhe do votojnë së bashku me demokratët për kandiatët e votës së lirë, për kandiatët e dinjitetit qytetar, individual. Kështu që nuk kemi asnjë impresion nga pazaret Rama-Basha”.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!