Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur në zyrën e tij ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.
Pas takimit me Kim, Basha u në një prononcim të shkurtër për mediat u shpreh shumë entuziast se shumë shpejt do të ketë zhvillime të reja. Basha shtoi se është shumë i inkurajuar nga takimet e sotme.
“Dita e zhvillimeve politike sot dhe atyre që do të vijnë do të jetë plot me lajme, me prioritete, me zhvillime. Për një gjë ju siguroj, se gjithçka që po bëhet po bëhet për t’i shërbyer një qëllimi që shkon përtej Partisë Denokratike dhe opozitës, qëllimi për t’u dhënë shqiptarëve një rrugë shprese dhe dalje nga kriza. Kështu që në këtë kuptim ndjehem i inkurajuar nga takimet sot dhe do të vazhdoj t’ju mbaj të informuar.”- u shpreh Basha.
Kryetari i PD-së pas takimit me diplomatët e huaj, po pret në takim aleatët, ku pritet të diskutohet mbi Reformën Zgjedhore.
Ещё видео!