Lajme Arkiva 2006
Një zjarr i rënë mbrëmë në qytetin e Pogradecit ka shkrumbuar gjashtë shtëpi.
Flakët janë përhapur me shpejtësi rreth orës 20:45 dhe përgjatë gjithë natës kanë kërcënuar lagjen karakteristike “11 Janari” dhe ish godinën e muzeut.
E vetmja zjarrfikëse e qytetit të vogël lindor nuk ka mundur të pengojë përhapjen e tyre.
Në ndihmë kanë ardhur dhe zjarrfikëse të tjera nga Korça dhe Elbasani si dhe forca të policisë, të cilët kanë nxjerrë me forcë nga njëra prej shtëpive që po digjeshin pronarin e saj që nuk pranonte ta braktiste atë.
Banesat kanë vazhduar të digjen deri në mëngjes. Vatra e zjarrit ka qenë shtëpia e Edmond Miles, sipas të cilit flakët janë vënë re menjëherë pas ardhjes së energjisë elektrike.
Dy bombola gazi të ndodhura në shtëpinë e tij kanë shpërthyer. Gjithashtu fikja e zjarrit është penguar dhe nga shpërthimi i një sasie municionesh të ndodhura në njërën nga shtëpitë e përfshira nga flakët.
Fatmirësisht nga e gjithë kjo tragjedi ka patur vetëm dëme materiale./tvklan.al
Gazetar: Fatos Hakorja
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!