Durrës – Ka nisur në Durrës spastrimi i bregdetit nga ndërtimet e paligjshme, spastrim që duket se do të jetë po aq i ashpër dhe i dhimbshëm sa ai i Vlorës. Aksioni është zhvilluar edhe Elbasan dhe përgjatë autostradës Lushnje-Rrogozhinë. Gjatë aksionit nuk pati ndonjë përplasje me pronarët e objekteve.
INUK ka nisur aksionin per prishjen e ndertimeve pa leje në Durrës, në zonat ku është planifikuar te realizohen investime dhe në ato turistike. Në fokus të ndërhyrjeve kanë qenë kryesisht rrethime me kioska apo godina një katëshe të ndërtuara pa leje. Aksioni qe do të vazhdojë disa ditë është përqëndruar në zonën e Urës së Dajlanit ku ka një projekt për urbanizimin dhe gjelberimin e kësaj zone, në të dy krahët e rrugës së plazhit, dhe përreth rotondos së Durrësit.
Sipas përfaqesuesve te INUK janë rreth 500 ndërtime të kësaj natyre që do prishen, ndërkohë që aksione paralele u zhvilluan edhe në Elbasan dhe në Lushnje.
Për më shumë klikoni në [ Ссылка ]
Ещё видео!