#oranews #aksioniieuropol
Një operacion i Europol çoi në pranga 11 persona për trafik të armëve nga Turqia me destinacion final vendet e Bashkimit Europian, 9 prej të cilëve në Shqipëri.
Aksioni nisi pas sulmeve terroriste në Europë me qëllim për të identifikuar rrjetet kriminale që furnizojnë këto grupe me armë me armë zjarri dhe municione.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 191 pistoleta dhe 3700 karikatorë.
AKSIONI I EUROPOL
Policia shqiptare në bashkëpunim me policitë e 23 shteteve evropiane kanë vënë në pranga 11 persona të akuzuar për trafik të armëve të cilat prodhoheshin në Turqi me destinacion vendet e Bashkimit Evropian.
Në operacionin e koduar “Bosfori” u sekuestruan 191 armë pistoleta dhe 3714 karikatorë.
Në vendin tonë u arrestuan 9 shtetas, si dhe u sekuestruan 7 armë zjarri, 881 fishekë, sasi të vogla kanabisi si dhe dokumente të falsifikuara.
Pistoletat e sekuestruara në Shqipëri arrijnë në vlerën nga 1000-2500 euro.
Operacioni në fjalë është zhvilluar mes datave 2 dhe 11 nëntor, ku fokusi ishte për goditjen e linjës së trafikut Turqi-Bullgari-Shqipëri dhe më pas destinacionin përfundimtar në vendet e BE-së.
Armët e sekuestruara u gjendën në 81 shtëpi të cilat iu nënshtruan kontrolleve për goditjen e trafikut të armëve, në shtetet si Shqipëria, Greqia, Portugalia dhe Rumania. Po në kuadër të këtij operacioni policitë evropiane kanë sekuestruar më herët dhe mbi 1500 armë zjarri.
Aksioni i koordinuar njëherësh në 24 shtetet evropiane u drejtua nga policia romune me mbështetjen e Bullgarisë, Spanjës dhe Europolit. Sipas policisë shqiptare Operacioni në fjalë është iniciuar pas sulmeve terroriste në Francë dhe Austri, për të identifikuar rrjetet kriminale që furnizojnë grupe terroriste me armë zjarri dhe municione.
REZULTATI I OPERACIONIT
11 të arrestuar
191 armë të sekuestruara
3 714 copë municione
Karta ID të falsifikuara
Sasi kanabisi e kokaine
164 mjete piroteknike
Më përpara ishin sekuestruar 1 585 armë
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!