Një ngjarje e cila mund të kishte pasoja kriminale u parandalua në kohë nga policia e Kurbinit, për pasojë një person u shpall në kërkim.
64 vjecari Gjok Gjergji u shpall në kërkim pasi në mënyrë të vazhdueshme, ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke e kërcënuar se do ta vriste.
Denoncimi lidhur me këtë ngjarje u bë nga vetë bashkëshortja e 64 vjecarit, e cila tha për policinë se bashkëshorti ushtronte vazhdimisht dhunë fiziksë ndaj saj si dhe e kërcënonte shpesh se do e vriste.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë shkuan në banesën e familjes Gjergji, por nuk e gjetën aty 64 vjecarin, pasi kishte kuptuar se gruaja kishte lajmëruar policinë dhe ishte larfguar nga shtëpia, pak para mbërritjes së tyre.
Gjatë kontrollit në banesë, unfiromat blu gjetën dhe sekuestruan nën cilësinë e provave materiale një armë gjahu me 16 fishekë pa leje, si dhe 102 fishekë të tjerë për armë zjarri model 56.
Vijon puna për kapjen e shtetasit Gjok Gjergji, ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kurbin#TopNews#TopChannel
Ещё видео!