I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ka kritikuar së fundmi liderët e rajonit, duke thënë se nuk janë të përkushtuar në integrimin evropian dhe se po ndjekin politika nacionaliste.
Duke folur në Forumin e Sigurisë në Beograd, ai ka thënë se rajonit i duhen politikanë të hapur për dialog, të cilët do të merren me çështje të shekullit XXI dhe jo me probleme nga e kaluara.
Sipas tij, liderët e Ballkanit janë bërë më të fuqishëm, duke shfrytëzuar pushtetin për pasurimin e partisë dhe njërëzve rreth tyre.
“Ne kemi nevojë për politikanë të përkushtuar të Bashkimit Evropian, por për fat të keq nuk ndodh gjithmonë kështu. Shohim disa tendenca shqetësuese për përqendrimin e pushtetit tek partitë politike dhe qendrendrimin e mundësive ekonomike tek njerëzit që janë të lidhur me partitë politike”, ka thënë mes tjerash ai
Sipas Eskobar, celësi për Ballkan Perëndimor më të fuqishëm është integrimi, pajtimi etnik dhe jo politika nacionaliste.
Sipas tij, një nga sfidat më të mëdha dhe më zhgënjyese është se shumë politikanë nuk e kanë ndryshuar mënyrën e të menduarit.
Ai ka shtuar se ende po diskutohet për çështje të viteve 1990, të cilat duhet të ishin zgjidhen me vullnet politik shumë kohë më parë.
Pamje : AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#GabrielEscobar#Ballkani#TopChannel
Ещё видео!