jë videoskandal ku kryetari i bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune është publikuar mbrëmjen e 12 majit 2016 në emisionin “Të Paeskpozuarit” në Ora News
Pak muaj më parë vajza 20 vjeçare u paraqit në redaksinë e televizionit Ora News për të bërë denoncimin.
Sipas denoncueses, ajo nuk ka qenë e vetmja që është bërë pjesë e një skandali të tillë në bashkinë e Dibrës, pasi kryetari Shukri Xhelili, këtë praktikë e ka ushtruar edhe me vajza të tjera të cilat i ka vartëse në administratën e tij dhe për këtë ajo i bën thirrje edhe vajzave të tjera që janë pjesë e këtij skandali, të mos bihen pre e personave të tillë.
VIDEOJA PERBEHET NGA TRE PJESE
1- Intervista e denoncueses me gazetarin ku rrëfen pse vendosi të denonconte kryetarin e bashkisë së Dibrës Shukri Xhelili. Vajza thotë se e kishte kërkuar ta takonte dhe në hotel në Tiranë në këmbim të rritjes së rrogës
2- Biseda ne zyren e kryetarit dhe firmosja e kontrates se punes
3- Kryetari i kerkon te dalin bashke , biseda ne makine dhe me pas takimi ne nje hotel ne Tirane
Pas publikimit të videoskandalit, në studion e “Te Paekspozuarit” ishin te ftuar per te diskutuar Fatos Lubonja, Andi Bushati, Iris Luarasi, Dritan Hila dhe Igli Totozani.
Deklaratat kryesore në emision
1. Lubonja: Republika e të pandershmërve të Shqipërisë
2.Lubonja: Një fenomen shumë i përhapur në Shqipëri; Luarasi: Në Shqipëri me mijëra raste të tilla
3.Bushati: Kjo është filozofia nga qendra në bazë e kësaj qeverisje
4.Bushati: Kjo qeverisje e nisi me skandalin e Sarandës
5.Hila: Po mori një mandat tjetër Rama do të na çojë në katastrofë
6.Hila: Rama shkon i pari në burg po u bë reforma në drejtësi
7.Hila: Në 2017duhet të ndahemi nga Sali Berisha dhe Edi Rama
8.Totozani: Ne nuk po arrijmë ti mbrojmë siç duhet gratë shqiptare
9.Luarasi: I bëj thirrje grave dhe vajzave të denoncojnë
Ещё видео!