Kryeministri #EdiRama ka kërkuar nga forumi #EuropaPark në #BadenWürttemberg nisjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Teksa Shqipëria pret konferencën e parë ndërqeveritare që shënon dhe nisjen zyrtare të procesit, kryeministri ka nxitur liderët europianë të thonë po.
Rama tha se një shtëpi nuk mund të funksionojë nëse nipat e vegjël i vënë veto gjyshërve duke përdorur madje dhe metafora të tjera. Nga ana tjetër ai mohoi se ka një krim shqiptar, duke ua lënë refuzimin për negociatat çështjeve të Brendshme politike të Francës dhe Holandës.
“Nuk mund të imagjinoj një shtëpi që mund të funksionojë mirë nëse nipat e vegjël i vënë veto gjyshërve.
Macron më ka përsëritur shpesh që nëse biem dakord për çeljen e negociatave me Shqipërinë kjo nuk do jetë e lehtë për shkak të Marinë le Pen. Problemi është se ata duhet të prisnin zgjedhjet. I thashë përse nuk e thoni, ‘djema ne ju duam, na pëlqeni por duhet të lyejmë shtëpinë njëherë’. Opinioni publik e dëgjon sikur ne po bëjmë gjënë e gabuar, jo se Macron do përballet me zgjedhjet.
Pozicioni ynë është shumë i çuditshëm. Ne jemi të dashuruar me një dashuri të verbër për Evropën. Por si mund të martohemi kur Evropa nuk na flet. Negociatat janë gjëja më e rëndësishme për vendet tona. Anëtarësimi do të vijë për pasojë të saj por negociata është çka është reale për ne. T’i privosh vendet nga ky instrument është pa kuptim. Është momenti i duhur për t’ju thënë ejani të vizitoni Shqipërinë, është larg 1 orë e disa minuta. Është vend i bukur, për të huajt është vendi më i sigurt në Evropë”, deklaroi Rama.
Ещё видео!