Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken bën një tjetër deklaratë për situatën në veri të Kosovës ku u bën thirrje të gjitha palëve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ulur tensionet. Blinken akuzon qeverinë e Albin Kurtit se me veprimet e saj tensionoi situatën ndaj apelon që ajo të tërhiqet.
“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale përshkallëzoi tensionet në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme. Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij duhet të sigurojnë që kryetarët e zgjedhur të kryejnë detyrat e tyre kalimtare nga lokacione alternative jashtë ndërtesave komunale dhe të tërheqin forcat policore nga afërsia”, tha ai.
Në deklaratën e tij Blinken i kërkon edhe Serbisë që të ulë nivelin e gatishmërisë së ushtrisë së saj dhe të angazhohet në dialog.
“Presidenti Vuçiç dhe Qeveria e Serbisë duhet të ulin statusin e sigurisë së Forcave të Armatosura Serbe dhe t’u bëjnë thirrje serbëve të Kosovës që të ndalojnë sfidat ndaj KFOR-it dhe të përmbahen nga dhuna e mëtejshme. Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet menjëherë të angazhohen në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve”.
Blinken thotë në deklaratën e tij se Shtetet e Bashkuara dënojnë dhunën e papranueshme kundër trupave të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, forcave të rendit dhe gazetarëve.
Tv Klan
#antonyblinken #serbia
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!