2 vite e 4 muaj burg vendosi një gjyaktë në Britani për Erion Hoxhën, një shtetas shqiptar i cili u arrestua për trafik droge në Mbretëinë e Bashkuar.
25 vjecari prej disa kohësh jetonte në vendin ishullor dhe atje mbërriti falë ndihmën së disa trafinantëve.
Pas arresitmit, ai i tha policsë së u bë pjesë e aktiviteti kriminal, për shkak të disa borxheve që kishte për t’ia shklyer trafikantëve që e sollën atë në Britani.
Ai u arrestua rreth një muaj më parë, gjatë një kontrolli rutinë të ushtruar nga policia britanike, ku u identifikua me një automjet të tipit Audi, të cilin e kishte pa sigurime.
Gjatë kontrollit në automjetin e tij, efektivët gjetën dhe sekuestruan 19 thasë me kokainë, një patentë drejtimi greke, një telefon celular dhe 285 paund para të gatshme.
Të tjera kontrolle u ushtruan edhe në banesën e tij, ku u gjetën dhe u sekuestruan 19 thasë të tjerë me kokainë në një dhomë gjumi.
Ndërsa në telefonin etij ekspertët zbuluan mesazhe që tregonin përfshirjen e tij në furnizimin me kokainë duke përdorur metodën e dërgimit me kod postar.
Përpara gjykatës, Hoxha pranoi se kishte trafikuar kokainë dhe se zotëronte një dokument identiteti false, Ai madje pranoi se kishte sulmuar njhë polic, për tju shmangur arrestimit.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#ErionHoxha#Britani
Ещё видео!