Ambasadorja e SHBA Yuri Kim mblodhi në rezidencën Ryerson House në Tirën prokurorët e posaçëm. Pjesë e takimit kanë qenë të gjithë prokurorët e SPAK-ut, përfshirë këtu edhe kreu e strukturës, Altin Dumani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasadorja Yuri Kim thotë se ka falenderuar prokurorët për kurajon dhe profesionalizmin e treguar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në këto tre vite.
Por, Ambasadorja thotë se tani është koha që këto përpjekje të përshkallëzohen dhe mënyrat e vjetra të pandëshkueshmërisë të marrin fund.
SPAK, deklaron Kim, po jep rezultate e po na tregon se pavarësisht se sa i pasur, apo i pushtetshëm të jesh, askush nuk është mbi ligjin.
Ambasadorja e mbyll deklaratën duke thënë se SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformën në drejtësi dhe SPAK-un, sepse i intereson një aleat i fotë, i sigurtë dhe i zhvilluar. “Ne besojmë se populli shqiptar i përket unionit europian”, thotë Kim.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#SPAK#TopChannel
Ещё видео!