Kthimi i stinës së dimrit në fillimprilli është shoqëruar me reshje dëbore në juglindje dhe në zonën e Llogorasë. Reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve. Qarku i Korçës është mbuluar nga dëbora gjatë natës së kaluar dhe vijojnë të bien me intensitet të ulët. Trashësia varion nga 5 cm në zonat fushore deri 15 cm në pjesët malore si në rrugën e Dardhës.
Në akset rrugore po punohet me mjete borëpastruese për mirëmbajtje dimërore, pastrime e kriposje. Në rrugë nuk ka pasur probleme, ndërkohë që në disa fshatra ka pasur mungesë të energjisë elektrike.
Ndërkohë, këtë mëngjes janë krijuar ngrica dhe për këtë arsye qarkullimi në rrugë bëhet me zinxhir në qafën e Llogorasë. Në afërsi të Pishës Flamur janë krijuar radhë të gjata të automjeteve në rrugë. Policia rrugore nuk lejon makinat të qarkullojnë pa zinxhir, ndërkohë që borëpastrueset po punojnë për hapjen e aksit duke hedhur kripë.
Shoferët që kanë përdorur këtë rrugë janë kapur të papërgatitur nga reshjet e dëborës. Për pasojë e mungesës së zinxhirëve dhe gomave të dimrit disa makina kanë ngecur dhe për pasojë rruga është bllokuar.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Korçë#Vlorë#TopChannel
Ещё видео!