Kemal Kilicdaroglu, i njohur ndryshe su Gandi i Turqisë, është zyrtarisht kundërshtari i Tayyip Erdogan në zgjedhjet e 14 majit . Por presidenti turk nuk duhet të përballet vetëm me Kilicdaroglu, por edhe me opozitën, e cila e ka emëruar atë si të zgjedhurin e saj. Një nga anët negative të kandidaturës së liderit zyrtar të opozitës është se ai kurrë nuk arriti të mposhtte partinë në pushtet AKP deri në zgjedhjet lokale të 2019-ës.
Ai gjithashtu nuk arriti të bllokojë reformat që forcuan kompetencat e presidentit turk. Tani, megjithatë, Kilicdaroglu ka adoptuar një qëndrim shumë luftarak. Këtë e dëshmon kritika e tij ndaj Erdoganit për tërmetin e 6 shkurtit dhe shembjen e ndërtesave të reja. Kur u debatua në Parlament, ai i bëri thirrje presidentit turk të tregonte se ku shkuan miliardat e mbledhura nga taksa e tërmetit, duke akuzuar" regjimin e tij si përgjegjës të vetëm për "katastrofën e shekullit".
Premtimi kryesor i tij është kthimi i Turqisë në sistemin parlamentar, i cili do të jetë më i fortë se ai që ekzistonte përpara kalimit në sistemin aktual presidencial në vitin 2018.
Gjashtë partitë opozutare duan të rivendosin postin e kryeministrit, i cili u hoq nga Erdogan pas referendumit të 2017. Ata gjithashtu premtojnë se presidenti do të jetë "i paanshëm" dhe nuk do të mbajë përgjegjësi politike. Ndër angazhimet e tyre është heqja e të drejtës së presidentit për të vënë veton ndaj ligjeve dhe nxjerrjen e dekreteve.
Presidenti, i cili do të ndërpresë lidhjet me partitë politike, do të jetë në gjendje të shërbejë vetëm një mandat shtatëvjeçar dhe do të ndalohet të marrë një rol aktiv në politikë pas përfundimit të mandatit të tij.
Kilicdaroglu premton të ulë inflacionin, i cili arriti në 55% në shkurt.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Erdogan#TopChannel
Ещё видео!