#oranews #edicioniilajmeve #lajme
Nga Kuvendi Sali Berisha tha se fjalimi që Edi Rama lexoi në Kuvend është fjalim i shkruar në zyrat e Aleksandër Vuçiçit.
Ai shtoi se ky fjalim kishte qëllim kryesor, në prag të samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, të portretizonte si djall me zile, kryeministrin e Kosovës.
Berisha: Sot jam këtu për të denoncuar përsëri atë që populli e Kosovës e quan vëllau i Vuçiçit, analistë të mirënjohur perëndimorë e quajnë Pashiqi shqipfolës, kurse PD e ka shpallur prej vitesh argat i Vuçiçit dhe i Beogradit. E denoncoj sot sepse në një kohë kur u arrit një konsensus për t’i dhënë mbështetje të plotë rezolutës së Republikës së Kosovës, ai lexoi këtu një fjalim të shkruar fjalë për fjalë dhe rresht për rresht në Beograd. Sot, kreu juaj kishte ndërruar fjalimshkruesin.
Fjalimi që lexoi këtu para jush është fjalim i shkruar në zyrat e Aleksandër Vuçiçit. Ky fjalim kishte qëllim kryesor, në prag të samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, të portretizonte si djall me zile, kryeministrin e Kosovës. Kishte qëllim të mbronte padronin e tij, serbomadhin Aleksandër Vuçiç. Kishte për qëllim të bllokonte çdo lloj përpjekje që mund të bëhej për ndonjë hap pozitiv në drejtim të klimës midis Serbisë dhe Kosovës, klimë konflikti pas agresionit të grupeve terroriste, të dërguara nga Serbia, të armatosura në Serbi. Dhe të strehuara tani në Serbi. A e shihni pra, se si u përdor sot, kjo platformë?
Për më shumë lexoni: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!