#oranews #turistet #sarande #trafik #infrastruktura #parking
Trotuaret në Sarandë janë plot me makina gjatë mbrëmjeve të sezonit turistik kur pushuesit kthehehen pranë hoteleve ose shtëpive ku qëndrojnë.
Makina të parkuara aty ku duhet të kalojnë këmbësorët, ose në rrugë ku qëndrimi i mjeteve ndalohet.
"Rrugë të ngushta. Makina plot. Pamjet flasin vetë. Eshte shume e vështirë për trafik por dhe parkim" thotë pushuesja.
Një vend të sigurtë parkimi duhet ta paguash shtrejtë.
"Mezi kemi gjetur për 2 orë parkim 20 mijë lekë" vijon pushuesja.
Hapësirat e dedikuara janë të pakta, ndërsa numri i automjeteve në qytetin bregdetar disafishohet.
Vendet e parkimit kthehen shpesh në burim konflikti mes vendasve dhe turistëve.
"Eshtë e tmerrshme situata me parkimin këtu. Ka shumë trafik, shumë makina. Nuk krahasohet me Finlandën" thotë një turiste.
41 vjecari Klodian Bakia nga Tepelena I cili ndodhej me pushime në Sarandë u vra me thikë në zemër për këtë arsye, pak ditë më parë.
Motivi ka tronditur turistët e huaj, të cilëve kaosi që krijohet me parkimet në Sarandë u ka bërë përshtypje.
"Ne kemi ardhur këtu si turistë pa makinë, por dëgjuam ngjarjen dhe kjo është e tmerrshme" thotë një turist tjetër.
Ndërsa mbrëmjeve sfida është të gjesh një vend për të ndaluar. Gjatë ditës turistët mbetën me mitura të tëra të bllokuar në rrugë për shkak të trafikut.
Problematikat janë të mbartura ndër vite, por bashkia e Sarandës nuk ka bërë asnjë ndërhyrje efikase për të gjetur një zgjidhje.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!