Në vizitën e tij tre ditore në Gjermani, presidenti francez Emmanuel Macron u bëri thirrje evropianëve që të mbrohen më mirë kundër armiqve, jo vetëm të mbështeten te SHBA-ja dhe Kina.
Duke folur para Kishës së Zojës së Qytetit në Dresden, Macron bëri thirrje për një Evropë të fortë dhe sovrane.
Emmanuel Macron, president i Francës: Së bashku ne duhet të ndërtojmë një koncept të ri të sigurisë së përbashkët. Dhe mbi këtë bazë ne duhet të përcaktojmë aftësitë që na duhen, projektet e përbashkëta që do të ndërtohen dhe projektet industriale, teknologjike dhe inovative që do të ndërtohen së bashku si evropianë. Dhe le të pushojmë së qeni tërësisht transatlantik ose krejtësisht nacionalist për këtë çështje, le të jemi me vendosmëri franko-gjermane.
Kreu i Elizesë theksoi se evropianët duhet të përcaktojnë më qartë se cilët janë armiqtë dhe si mund të mbrohen kundër tyre dhe se Evropa duhet të formulojë politikën e saj të pavarur të sigurisë dhe mbrojtjes.
Emmanuel Macron, president i Francës: Një Evropë që mund të mbrojë veten dhe të ngrihet për veten. Një Evropë që mund të mbijetojë përballë të gjitha kërcënimeve. Kjo është ajo që ne duhet të ndërtojmë tani. Kjo është Evropa e mundshme e paqes dhe sigurisë së përbashkët.
Macron bëri thirrje gjithashtu që buxheti i BE-së të dyfishohet për investimet e nevojshme pas zgjedhjeve të ardhshme evropiane. Ndërkohë, paralelisht, në një editorial të përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz, për Finacial Times, Macron paralajmëroi se Bashkimi Evropian duhet të bëjë përpjekje dramatike për të përmirësuar konkurrencën e tij ose rrezikon të shohë të minuar mënyrën e jetesës.
Ndër reformat e nevojshme ishin përpjekjet e mëtejshme për të dekarbonizuar ekonominë, ndërsa mjetet e sakta për ta bërë këtë janë dorë të shteteve anëtare në atë që dukej të ishte një nxitje për industrinë franceze të energjisë bërthamore.
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe gruaja e tij morën pjesë gjithashtu në një darkë zyrtare në Kalanë Bellevue, rezidenca zyrtare e presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier.
Midis të ftuarve ishte edhe ish-kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kreu i partisë konservatore opozitare Friedrich Merz midis politikanëve të tjerë të rangut të lartë gjerman. Vizita e Macron shënon vizitën e parë shtetërore të një presidenti francez në 24 vjet përpara zgjedhjeve evropiane.SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!