Grupi i dytë i dëshmitarëve që u thirrën nga Gjykata e Posaccme për të dëshmuar për tragjedinë e Gërdecit, ku nën akuzë është marrë ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu përforcoi dëshmitë e dhëna në seancën e parë të dëgjimit të tyre se demontimi i armëve në këtë fabrikë kryhej në shkelje të rënda teknike të sigurisë.
Në këtë seancë dëshmoi bashkëshortja e Endri Dvoranit, njërit prej 26 viktimave të tragjedisë ish ushtarak, që në Gërdec ishte i punësuar si ekonomist. Ajo tha se ai ishte përgjegjës aty dhe se i kishte rrëfyer se punohej në kushte primitive, duke ja shprehur si shqetësim disa herë.
Para gjykatës dëshmoi edhe Veiz Muça, i cili tha se kishte qenë përgjegjës, por se e kishin shkarkuar pasi kishte kërkuar që të bëhej kujdes me transportin e predhave. Dëshmia e tij u kundërshtua nga avokati Ardian Visha, i cili deklaroi para gjykatës se dëshmia e Muccës e vitit 2008, pasi ndodhi tragjedia nuk përputhej me dëshminë e dhënë prej tij para gjykatës së posaccme.
Në lidhje me kushtet teknike dhe të sigurisë që zbatoheshin në fabrikën e demontimit, para GJKKO dhanë dëshminë edhe disa punonjës të tjerë. Që të gjithë ata thanë se kushtet nuk respektoheshin dhe se ditën e shpërthimit në fabrikë kishte një sasi të madhe baruti të pazhvendosur.
Avokatët e Fatmir Mediut e kanë bazuar mbrojtjen te ballafaqimi i rrëfimeve të dëshmitarëve në 2008 dhe në 2023, si dhe te pretendimi se ish-ministri i Mbrojtjes nuk e ka vizituar asnjëherë Gërdecin dhe se respektimi i kushteve të sigurisë teknike ishte përgjegjësi e kompanisë së kontraktuar për demontimin e armëve.
Seanca e radhës u caktua më 9 nëntor, ku do të pyetet grupi i tretë i dëshmitarëve. Në këtë proces janë thirrur për t’u dëgjuar 70 persona.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Gerdeci#Gjykata
Ещё видео!