FUSHE-KRUJE - Një makinë totalisht e djegur e cila dyshohet se është përdorur për vrasje e grabitje u gjet në fshatin Larushk të Fushë-Krujës në afërsi të Brigjeve të Lumit Ishëm.
Automjeti i braktisur tip BMW pa targa u gjet mëngjesin e kësaj të premteje nga forcat zjarrfikëse, por ende nuk dihet se kush është pronari i saj.
Sipas burimeve për A1 Report mësohet se prej 2-3 ditësh në këtë zonë ka pasur prani të forcave të policisë, ndërsa hetimet pritet të zbardhin se për çfarë veprash kriminale mund të jetë përdorur automjeti i braktisur.
Kanë qenë të shpeshta praktika të tilla, ku pas grabitjeve apo vrasjeve, autorët braktisin makinën e krimit duke e djegur atë për të humbur gjurmët.
Ещё видео!