Një vit para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 në SHBA shfaqet në horizont rreziku i manipulimit të garës përmes inteligjencës artificiale.
Sam Altman, shef ekzekutiv i kompanisë OpenAI para një komiteti të Senatit të SHBA-së tha se është thelbësor vendosja e rregullave të qarta për këtë.
“Një nga shqetësimet e mia më të mëdha është se këto modele mund të manipulojnë dhe të shkaktojnë dezinformim. Duke pasur parasysh se ne do të përballemi me zgjedhje vitin e ardhshëm dhe këto modele mund të krijojnë manipulim të tyre dhe kjo do të shkaktojë shqetësime. Mendoj se ka shumë politika që kompanitë mund të miratojnë vullnetarisht. “
Vetë Altman vuri në dukje mundësinë e manipulimit të zgjedhjeve të ardhshme të 2024 nëpërmjet kësaj teknologjie. CEO i Open u shpreh se qeveria amerikane mund të shqyrtojë mundësinë e vendosjes së kushteve të licencimit dhe testimit para se të nxirren në treg modele të fuqishme të inteligjencës artificiale dhe autoritetet të kenë edhe fuqinë që të heqin licencat e operimit nëse shkelen rregullat.
Ligjvënësit shprehën shqetësimet e tyre lidhur me zhvillimet e inteligjencës artificiale, teksa senatori amerikan, Richard Blumenthal hapi seancën me një zë të zhvilluar nga kompjuteri, që tingëllonte jashtëzakonisht i ngjashëm me zërin e tij.
Kjo thirrje vjen teksa thellohen ndarjet politike të cilat për vite me radhë kanë bërë që të bllokohet legjislacioni që synon të vendosë rregulla për internetin. Ndërsa qeveritë në mbarë botën janë nën presion që të veprojnë shpejt.
Evropa ka nisur punën për legjislacionin për inteligjencën artificiale, që pritet të votohet muajin e ardhshëm në Parlamentin Evropian. Nëse miratohet, në BE mund të ndalohen sistemet e inteligjencës artificiale që bëjnë vëzhgime biometrike apo që kanë aftësi për të njohur emocionet.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!