[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
50 shqiptarë u riatdhesuan 24 orët e fundit në aeroportin “Nënë Tereza”. Ata kishin shkelur rregullat e lëvizjes në zonën ‘Shengen’ ose iu ishte refuzuar kërkesa për azil në Francë.Zëvendës ministrja e brendshme, Rovena Voda sqaroi se shqiptarët nuk mund të përfitojnë azil në shtetet e BE-së, pasi vendi ynë konsiderohet i sigurt.“Ministria e Brendshme e Shqipërisë është duke komunikuar me Ministritë homologe të vendeve si Franca apo vende të tjera, për të rishikuar procedurat e dhënies së azilit në këto vende, me qëllim shkurtimin e kohës së procedurave, por edhe mënyrën se si do të trajtohen shtetasit shqiptarë, që vijnë nga një vend i sigurt.”Sipas zv/ministres këto lëvizje te pamenduara kane një kosto te madhe për te gjithë.“Kështu që udhëtimi në këto vende me qëllimin për të kërkuar azil, jo vetëm që është një kosto e madhe për qytetarët shqiptarë, por është një hap i gabuar, është një hap që kushton dhe jo vetëm shpenzon, por do t’i kufizojë këta shtetas edhe në udhëtime të tjera drejt vendeve të BE-së”.Vetëm gjatë vitit 2018, numri i azilkërkuesve në Francë ishte 8280.
Ещё видео!