Çdo institucion publik do të emërojë një administrator të posaçëm i cili duhet që të sigurojë kursimin e energjisë elektrike në masën 15 përqind në muaj, krahasuar me faturën e një viti më parë. Qeveria ka vendosur të jetë kjo një nga masat e planit të kursimit për përballimin e krizën energjetike.
“Kjo energji e konsumuar është ekuivalente me 1% të energjisë të konsumuar në total gjatë një muaji e barazvlefshme me 3.4 miliard lekë.”
Vendimi parashikon sanksione për administratorët që nuk arrijnë këtë objektiv.
“Raste për 2 muaj rresht ky target nuk do të arrihet nga institucioni, masa shkon deri në 50 mijë lekë gjobë për drejtuesin e institucionin, administratorin e pronës apo përgjegjësin.”
Zv/kryeministrja Balluku pas mbledhjes së qeverisë ka shpjeguar përse vendimi për të mos aplikuar në muajin Tetor vendosjen e fashës për pagesën e energjisë për konsumatorët familjare nuk ka lidhje me hyrjen në fuqi të vendimit të Enti Rregullator të Energjisë për të rritur me 42 lekë çdo KW orë energji të konsumuar mbi fashën 800 kilovat/orë.
“ERE shprehet për miratimin e çmimit, këtu mbaron fusha e përgjegjësisë së ERE. Është e drejtë e qeverisë shqiptare nëse e aplikon apo jo fashën.”
Jashtë vëmendjes së qeverisë nuk mbetet as biznesi i madh, i cili ka mundur të sigurojë dakordësinë e Ministrisë së Energjisë për 5 kërkesa që kanë të bëjnë me mbrojtjen nga rritja e çmimit të energjisë. Gjatë një takimi që pati me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, zv/Kryeministrja Balluku tha se qeveria është në krah të sipërmarrjes dhe do të bëjë gjithçka për ta ndihmuar atë që të kalojë këtë periudhë të vështirë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!