#rtvora #oranews
Banorët e Yzberishtit ndihen të harruar dhe të lënë pas dore nga Bashkia Tiranë, e cila nuk ka vënë dorë për rikonstruktimin e rrugëve.
Banorët: Jemi shumë, shumë të pakënaqur nga kryetari i Bashkisë.
Ku po jetojmë? Jemi në fshat apo jemi në qytet. Këtej na piu uji, na piu balta.
As me një fshat të Shqipërisë nuk është siç është këtu tek zona jonë. Nuk ka vënën asnjë dorë.
Përball këtyre pamjeve, fjalët janë të tepërta, gjatë stinës me reshje kalimi bëhet i vështirë për këdo.
Kërkesat e tyre për rregullimin e rrugës kanë rënë në vesh të shurdhër, ndërsa përfaqësues të bashkisë shfaqen në këtë zonë vetëm gjatë fushatës.
Qytetarët: Sa mbarojnë votimet, asnjë gjë. Nuk vihet dorë fare.
Sa të mbarojnë votat nuk shikon njeri këtu më.
Por rruga nuk është e vetmja ankesë e banorëve, mungesa e ndriçimit rrugor dhe hapësirave për fëmijë jenë problemet e tjera të kësaj zone.
Qytetarët: Fëmijët dalin në rrugë, në rrugë të makinës.
Banorët shprehen se disa herë ndër vite janë bërë matjet e rrugës, por rezultatet nuk shihen në asnjë segment, ndërhyrjet e vetme janë bërë vetëm nga banorët e zonës.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!