Elendjon Çela, shoku i Lear Kurtit i cili ndërroi jetë mbrëmjen e 19 tetorit është shprehur se ky i fundit nuk ishte i birësuar, ashtu siç dhe qarkulloi lajmi në media.
Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Riview” në Euronews Albania, ai tha se Kurti është rritur nga nëna e tij biologjike dhe nga njerku të cilit i thërriste baba.
“E njihja prej 30 vitesh, kemi qenë komshinj vetë. Më vjen çudi që kanë thënë që e kanë birësuar, sepse ai kishte nënën biologjike. Ai është rritur me nënën e vet me njerkun. Ai që 14 vjeç ka punuar marangoz, ka qenë djalë punëtor, i shkathët”
Çela deklaroi se Kurti punonte me një lokal, ndërsa shtoi se nuk beson që ai merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike.
“Për herë të fundit e takova para disa ditësh. Kohët e fundit punonte në një lokal, merrej me sisteme. Me aq sa e njoh, nuk besoj se Leari shpërndante drogë”- tha ai.
#euronewsalbania #jonidashehu #review #learkurti #policia #hetime #gruphetimor #exclusive
'Review' në ekranin e Euronews Albania në “Prime Time”. Një program që do të sjellë të plotë gjithë këndvështrimet mbi ngjarjet më të rëndësishme të ditëve të fundit.
Të gjithë zërat, protagonistët, palët kundërshtare do të përballen në sytë e publikut për të ndihmuar këdo të kuptojë më mirë çfarë ka ndodhur, po ndodh apo pritet të ndodhë. “Review” është programi që do të ndryshojë qasjen e publikut me televizionet në mbrëmjet e fundjavës. Për “Review” nuk ka kohë për të pushuar në kërkim të së vërtetës.
Ndiqni faqen tonë zyrtare të internetit [ Ссылка ] për t’u informuar mbi lajmet kryesore nga vendi, rajoni dhe bota.
Abonohuni në kanalin tonë në YouTube: [ Ссылка ]
Na ndiqni në Instagram: [ Ссылка ]...
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Ещё видео!