#rtvora #oranews
Edhe ky dimër do të gjejë fshatin Malbardhë të Kurbinit pa një rrugë të kalueshme.
Për shkak të mungesës së investimit nga qeveria, aksi ekzistues është amortizuar ndërsa në stinën e reshjeve në të është pamundur të kalosh.
Banorët shprehen se shqetësimin e tyre ia kanë shprehur edhe kryeministrit përmes dy letrave që i kanë dërguar por ende nuk ka një përgjigje për ta.
Banor: “Rruga është e pakalueshme. Kam një mjet që furnizoj fshatin me miell dhe detyrohem të marr kazmë dhe lopatën me vete për të mbërritur atje.”
Ata thonë se një rrugë e re do të zhvillonte fshatin i cili ka potenciale të mëdha turistike. Në të gjendet kisha 800 vjeçare e Shën Mëhillit, e cila pret vizitorë të shumtë.
Banor: “Nëse ndërtohet rruga fshati jonë kthehet në një fshat turistik.”
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!